Referendumi, fillon afati për këqyrje publike

Lista zgjedhore është vënë në këqyrje publike, që sot, dhe do të zgjasë deri më 23 gusht.

Sipas kësaj Liste, të drejtën për votë në referendumin e 30 shtatorit e kanë 1 805 707 votues. Kërkesat për regjistrim, plotësim apo fshierjen e të dhënave në Listën Zgjedhore, qytetarët duhet t’i deponojnë para personave të autorizuar të KSHZ-së në zyrat dhe njësitë rajonale të këtij institucioni.

Pas mbarimit të kontrollit publik, më së voni deri më shtatë shtator KSHZ e përmbyll listën zgjedhore dhe në të njëjtën listë do të inkorporohen të gjithë ndryshimet që janë rrjedhojë e kontrollit publik të saj.

“Kontrolli publik i Listës Zgjedhore do të mund të kryhet nëpër zyrat dhe njësitë rajonale të KSHZ-së në mbarë vendin. Gjithashtu KSHZ ua mundëson të gjithë qytetarëve të RM-së që kontrollin publik ta kryejnë edhe në formë elektronike nëpërmjet veb aplikacionit i cili është vendosur prej kohësh në veb faqen e KSHZ-së”, tha zëdhënës i KSHZ-së Admir Shabani.

Kontrolli në zyrat rajonale mund të kryhet cdo ditë nga ora 09 deri në orën 19, me dokument identifikimi.

Njëkohësisht ka filluar afati i paraqitjes në zyrat konsulare diplomatike për qytetarëvt e Maqedonisë me qëndrim të përkohshëm në diasporë, të cilët duan të votojnë në referendum.

“Deri tani mundësinë e deponimit të fletparaqitjeve në mënyrë elektronike e kanë shfrytëzuar 19 qytetarë të RM-së, të cilët gjenden në punë të përkohëshme ose qëndrim jashtë vendit. Këto fletparaqitje tani më janë në procesin e përpunimit dhe brenda kohës do të ketë edhe përgjigje adekuate për fatin e këtyre fletëparaqitjeve”, tha Shabani.

Për të hapur vendvotim në një përfaqësi konsulare dipomatike do të duhet të paraqiten të paktën dhjetë votues, ndërsa votimi do të mbahet më 29 shtator. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 9, 2018 19:12

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed