Reforma sociale, LSDM: Po zbatohet, përfitojnë 25 mijë famijle

Reforma sociale, LSDM: Po zbatohet, përfitojnë 25 mijë famijle

Reforma e re sociale ka filluar të zbatohet , nga ajo do të përfitojnë mbi 25 mijë familje thonë nga LSDM.

Sipas tyre me reformën sociale bëjmë transformim të plotë të sistemi të mbrojtjes sociale, e cila synon tërheqjen e përhershme nga varfëria. Gjithashtu shfrytëzuesit e ndihmës minimale do të marrin edhe shtesa fëmijërore si dhe shtesa për arsim.

“Mbi 25 mijë familje fituan të ardhura minimale të garantuara, të cilat për pjesën më të madhe është rritur madje për 100%. Për herë të parë, përdoruesit e ndihmës minimale të garantuar, marin dhe shtesa fëmijësh si dhe shtesa për arsim fillor. Programi i deritanishëm për shtesa të kushtëzuara arsimore, është transformuar në shtesa obligative arsimore. Në vend që deri tani mernin vetëm 3200 fëmijë, tani shtesat e fëmijëve do ta marin 73.500 fëmijë, dhe në vend 3800 fëmijëve që mernin shtesa arsimore, tani do të marin 64.136 fëmijë”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Katerina Kuzmanovska.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 19:09
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.