Reformat në gjyqësor: Pastrim me gjykatësit emrat e të cilëve janë të përlyer me politikën

Reformat në gjyqësor: Pastrim me gjykatësit emrat e të cilëve janë të përlyer me politikën

Gjyqësorin e “qepin” tre dekada kush siç dëshiron, e deri më tani askush nuk ja ka gjetur masën e duhur. Ekspertët janë opotimist se punët do të ndryshojnë me Ligjin e ri për gjykata dhe Ligjin për Këshill Gjyqësor, përcjell FLAKA.

Megjithatë, ata janë skeptikë se reformat do të shkojnë përpara nëse ato varen nga marrëveshjet politike partiake. Për Margarita Caca Nikollovska, ish-gjyqtare në Strasburg, nuk duhet të ketë pazare me ligjin për Prokurorinë Speciale Publike sepse askush nuk duhet të shpëtohet nga përgjegjësia penale dhe bomba nuk duhet të përjashtohet nga rastet sepse ato nuk janë e vetmja dëshmi.

Çelësi i reformës është pastrimi me gjyqtarët emrat e të cilëve janë të ndotur nga politika. Këtu, roli i Këshillit Gjyqësor është veçanërisht i rëndësishëm, nga i cili ata pretendojnë se tani kriteri i vetëm për përzgjedhjen e gjyqtarëve është përgatitja dhe jo defteri i politikanëve.

Edhe pse ligjet e gjyqësorit miratohen nga Parlamenti, prap vendimtar duhet të jetë mendimi i sferës akademike, sepse pavarësia e gjyqësorit, sipas tyre, tani është vetëm deklarative.

Megjithatë, për të filluar reforma reale dhe për t’i dhënë fund mosbesimit nga qytetarët, disa ekspertë besojnë që Këshilli Gjyqësor duhet ta heqë atë nga sirtari dhe ta zgjidhë lëndën për gjyqtarët, përfshirë Kryetarin e Gjykatës Supreme, për të cilën ka pohime se lejoi që politika të ndërhyjë drejtpërdrejt në gjyqësor. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 21:00
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE