Refuzimi i Ivanovit, Hahn: Presidenti urgjentisht të marrë përgjegjësi

Refuzimi i Ivanovit, Hahn: Presidenti urgjentisht të marrë përgjegjësi

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, e ka quajtur të pahijshme refuzimin e kryeministri Zaev dhe ministrit Dimitrov nga ana e presidentit Ivanov.

“Mendoj se kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme plotësisht i kanë respektuar përcaktimet kushtetuese dhe vetëm urgjentisht mund t’i bëj thirrje presidentit të ndërmarrë përgjegjësi. Kjo nuk është çështje pranimi, por në demokraci mund të presim që njerëzit të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrohet se shefi i shtetit në njëfarë mënyre është model për shumë njerëz në një vend, presidenti, si i përzgjedhur i drejtpërdrejt, ka pozitë specifike dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, ndryshe i bën dëm funksionit të tij”,- ka thënë eurokomisioneri Hahn në intervistën për Agjencinë e lajmeve MIA.

Euroambasadori, Samuel Zhbogar, në takim me zëvendësministrin e jashtëm, Andrej Zhernovski, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke theksuar përkrahjen e mëtutjeshme të BE-së për integrim e Maqedonisë në familjen evropiane, kumtuan nga MPJ. Ndërkohë, OSBE e ka cilësuar marrëveshjen hap përpara drejt përforcimit të stabilitetit rajonal.

“I urojmë dy kryeministrat, Zaev dhe Cipras, për udhëheqësinë dhe përkushtimin në këtë proces të rëndësishëm për të dyja vendet, Evropën Juglindore dhe Evropën në përgjithësi”, – thuhet në komunikatën e OSBE-së. Kur jemi te marrëveshja, kreu i Qeverisë greke, Aleksis Cipras, është sqaruar se në marrëveshje qëndron vendimi për shtetësinë dhe jo identitetin.

“Atë që bën kjo marrëveshje është se nuk e nënvlerëson të drejtën për vetëvendosje, nuk mund ta bëjmë këtë. Ne nuk mund t’i ndalojmë që të identifikohen si maqedonas. Greqia, nuk dëshiron që t’i nënvlerësojë fqinjët, nuk dëshiron që të ketë fqinjë të cilët do të jenë të gjunjëzuar, nuk dëshiron që ky të jetë Traktati i Versajës”,- deklaroi kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Kreu i opozitës më të madhe greke, Micotakis, ka njoftuar se do të depozitojë mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Cipras, për të bllokuar marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës për emrin. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2018 19:20

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
17°
21°
Fri
14°
Sat
15°
Sun
14°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE