Regjistrimi në shkollat e mesme, MASH:Viti i ri shkollor me 35.921vende të lira

Regjistrimi në shkollat e mesme, MASH:Viti i ri shkollor me 35.921vende të lira

Numri i nxënësve që mbarojnë arsimin fillor në vend po shënon rënie, bëjnë  të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kjo sipas tyre është një lehtësim për regjistrim në shkolla të mesme të vendi, ngase cdo semi maturant mund të bëjë përzgjedhje se ku dëshiron të vazhdojë shkollimin e mesëm.

“Në gjuhën shqipe numri i atyre që përfundojnë klasën e 9 dhe që parashihen të regjistrohen  në vitin e ardhshëm shkollor sillet 6 mijë e 581 nxënës semimaturant që e përfundojnë tani këtë vit shkollor,dhe për ata janë paraparë një numër më i madhë i vendeve të lira për nxënës me mësim në gjuhën shqipe, dhe ky numër sillet 10 mijë e 20 vende të lira. Me këtë mundësi që ju kemi ofruar nxënësve me mësim në gjuhën shqipe poashtu edhe nxënësve me mësim në gjuhë të tjera ju kemi lënë mundësi që të munden të kenë hapësir lëvizje horizontale cilën do shkollë që ata mendojn se mund të regjistrohen”- tha Safet Neziri, Këshilltar për Politikat Arsimore – MASH.

Paralelet   shton më tej Neziri  janë caktuar konform kërkesave që i bën pushteti lokal, respektivisht themelusi i shkollave fillore dhe atyre të mesme.

“Edhe në ato vende ku deri më tani nuk ka pasur të regjistruar nxënës me mësim në gjuhën shqipe marrim shembull konkursin e vitit të kaluar ,konkursin e para dy viteve-tre viteve e kshtu me rradhë që asnjë nxënës nuk është regjistruar ne prap se prap kemi paraparë edhe paralele me mësim në gjuhën shqipe edhe në ato qytete që nuk ka pasur të regjistruar deri më tani,do të thot se konkursi është identik pastaj i nyejt tërësisht sikur konkursi i vitit të kaluar” – u shpreh Safet Neziri, Këshilltar për Politikat Arsimore – MASH.

Për regjistrim në vitin shkollor 2018-2019 afati i parë i regjistrimit do të jetë në qershor kur janë paraparë dy paraqitje, me 18 dhe 19 qershor dhe paraqitja e dytë më 28 qershor, deri kur  pritet edhe regjistrimi i 99% e nxënësve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës  më 31 mars publikoi konkursin për regjistrimin e nxënësve në  të gjitha shkollat e mesme publike. Në këtë konkurs në nivel shtetëror janë paraparë 35 mijë e 921 vende, mbi 10 mijë prej të cilëve për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 15, 2018 14:49

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
-1°
-4°
Tue
-3°
Wed
-1°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE