Reka: Koncepti im është Republikë për të gjithë me ligji mbi të gjith

Reka: Koncepti im është Republikë për të gjithë me ligji mbi të gjith

Qytetarët janë të lirë, sovranë, votimi është sekret dhe është e rëndësishme që të kemi census, tha kandidati presidencial Blerim Reka në Manastir dhe bëri thirrje më 21 prill të dilet masovikisht për të votuar, përcjeell FLAKA.

Unë jam optimist, tha Reka. Kam energji pozitive në vendin tim, që do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të sigurojmë census, pavarësisht se kush fiton.

“Është e rëndësishme për të fituar vendin e për të marrë një datë për fillimin e negociatave me BE. Është e rëndësishme dalja masive e qytetarëve për të votuar, pavarësisht se për kë do të votojnë. Manastiri është një nga qytetet më të bukura maqedonase, një qytet i konsujve, një qytet i Manakit, një qytet i kulturës dhe prandaj dëshiroja t’u drejtohesha qytetarëve të Manastirit. Jam i habitur për të mirë nga interesimi dhe entuziazmi i qytetarëve të Manastirit për kandidaturën time dhe ju falënderoj për mikpritjen dhe fjalët e bukura. Koncepti im është një Republikë për të gjithë me ligjin mbi të gjith. Ne mund të eksperimentojmë me çdo formë të qeverisjes, por nëse nuk arrin të vërtetojmë sundimin e ligjit atëherë gjithçka do të jetë e dëmshme për shtetin. Nuk kemi kohë për të humbur 10-20 vjet, sepse shikoj në të gjitha qytetet dhe fshatrat anembanë vendit, të gjithë ankohen për emigracionin, për eksodin e madh të të rinjve, por edhe për të gjithë familjet, dhe kjo ndodh edhe në Manastir, qytetarët e Manastirit më thanë në Shirok Sokak. Mendoj se me reformat politike dhe shtetërore mund të bëhet për të rinjtë dhe Maqedonia të bëhet”, tha Reka.

Mbështetja për Rekën u kërkua nga udhëheqësit e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe udhëheqësi i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Kandidati presidencial Blerim Reka, përveç në qytet, zhvilloi takime të drejtpërdrejta edhe me banorët në disa fshatra të Manastirit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 15, 2019 20:41
Loading...