Reka nga Gostivari: 18 vite Maqedonisë i mungon sundimi i ligjit

Reka nga Gostivari: 18 vite Maqedonisë i mungon sundimi i ligjit

Kandidati për president, Blerim Reka i përkrahur nga opozita shqiptare, ASH dhe Lëvizja BESA, ka prezentuar programin e tij sonte para banorëve të Gostivarit.

Ai shoqërrohe edhe nga krerët e dy prative që e mbështesin.

“Jo Izet Mexhiti, kryetari i parë shqiptar i Parlamentit nuk është zgjedhur me konsensualitet. Ti nuk mund ta dish, se si sepse nuk ke qenë! Nuk është zgjedh me koncensus, por me sakrificë”, theksoi Sela.

Sipas t ij, “konsensualiteti” i BDI dhe i LSDM është i rrejshëm dhe bëhet për të mbuluar afera të ndryshme korruptive, dhe jo për BE dhe NATO.

“Iu them, ne jemi në rrugë të drejtë, pas nesh dhe Blerim Rekës qëndrojnë shqiptarët”, theksoi Kasami.

Ai më tej ka shtuar se nesë maqedonasit e duan një republikë eurpiane edhe maqedonasit duhet ta votojnë Blerim Rekën.

“Nëse ata duan një Republikë Europiane, këtë më së miri di ta bëj Blerim Reka dhe iu them se edhe maqedonasit duhet ta votojnë konceptin e Blerim Rekës”, përfundoi Kasami.

Kandidati për president, Blerim Reka tha se në Maqedoni kemi pasur 11 vite shtet të kapur.

“Ajo që i ka munguar tash e 18 vite, ndoshta edhe më herët Republikës së Maqedonisë, ka qenë sundimi i ligjit. Në Maqedoni kishim 11 vite shtet të kapur dhe siç po e shohim tash e dy vite kemi shtet privat. Nuk respektohet ligji, por marrëveshjet tregtare të kolicionit qeverisës”, tha Reka. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 13, 2019 21:07
Loading...