Reka, Pendarovski dhe Siljanovska në garë për president, edhe dy ditë për kontroll në Listën zgjedhore

Reka, Pendarovski dhe Siljanovska në garë për president, edhe dy ditë për kontroll në Listën zgjedhore

Vetëm tre nga nëntë kandidatë do të hyjnë në garën për president të shtetit më 21 prill. Komisioni shtetëror zgjedhor konfirmoi se Gordana Siljanovska-Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka në afatin e paraparë ligjor i kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme.

Siljanovska-Davkova, e cila përkrahet nga VMRO-DPMNE-ja ka mbledhur 15.926 nënshkrime, Stevo Pendarovski, i përkrahur nga LSDM-ja dhe koalicioni – 31.729, ndërsa Blerim Reka, i përkrahur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, ka mbledhur 11.128 nënshkrime nga qytetarët.

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova kanë përkrahjen edhe nga të paktën 30 deputetë.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska tha se po bëhet kontrolli publik i Listës zgjedhore dhe se i njëjti është i hapur për kontroll deri më 14 mars deri ora 24.

Guguçevska tha se deri dje gjithsej 50.572 qytetarë kanë kryer kontroll në Listën zgjedhore në sektoret dhe zyret rajonale dhe se janë sjellur 119 vendime për regjistrim në Listën zgjedhore, 107 vendime për shlyerje nga Lista zgjedhore, si dhe 29 vendime për ndryshime të të dhënave në Listën zgjedhore.

“Apelojmë deri te qytetarët që më së voni më 14 mars ta shfrytëzojnë mundësinë për kontroll në Listën zgjedhore, dhe nëse kanë nevojë, të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, shlyerje ose ndryshim të të dhënave në sektoret dhe zyret tona rajonale”, shtoi zëdhënësja e KSHZ-së.

Në rrjedhë është paraqitja për votim në diasporë, ndërsa deri sot janë dorëzuar vetëm 920 fletëparaqitje, ku pesë prej tyre janë refuzuar.

Lista zgjedhore vendoset në kontroll publik me gjendje të të dhënave të qytetarëve, të cilët kanë mbi 18 vjet me letërnjoftim ose pasaportë valide në ditën e zgjedhjeve (21 prill 2019), personave të vdekur 30 ditë para ditës së shpalljes së zgjedhjeve (8 janar 2019) dhe të dhëna tjera nga Lista zgjedhore në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve (21 prill 2019)

Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.

Guguçevska tha se deri dje gjithsej 50.572 qytetarë kanë kryer mbikëqyrje në Listën zgjedhore në zyrat rajonale dhe janë sjell 119 vendime për regjistrim në Listën zgjedhore, 107 vendime për fshirje nga Lista zgjedhore si dhe 29 vendime për ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore.

Pendarovski, Siljanovska-Davkova dhe Reka duhet t’i parashtrojnë kandidaturat deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni deri 21 mars, kur edhe zyrtarisht do të bëhen kandidatë për president të shtetit. Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 1 prill.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 13, 2019 12:03
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE