Rekord historik, askush si Neymari

Rekord historik, askush si Neymari

Neymar ka shkruar historinë me Brazilin.

Sulmuesi i Paris Saint Germain është bërë futbollisti më i ri në histori të Brazilit që arrin shifrën e 100 paraqitjeve me Seleçao.

Këtë rekord ai e arriti në barazimin 1-1 të Brazilit në miqësoren me Senegalin, transmeton GE.

Në këto 100 ndeshje, Neymar regjistron 61 gola dhe ka dhuruar 41 asiste – është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Brazilit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 20:19

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA