Rektori i UT-së, Vullnet Ameti i bashkangjitet aksionit për pastrimin e kampusit univeristar

Rektori i UT-së, Vullnet Ameti i bashkangjitet aksionit për pastrimin e kampusit univeristar

Pas reshjeve të fundit të dëborës që e kanë përfshirë vendin tonë, Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Vullnet Ameti u është bashkuar punonjësve teknikë në aksionin për pastrimin e hapësirave në kampusin e Universitetit të Tetovës, përcjell FLAKA.

“Ky aksion në Universitetin e Tetovës është ndërmarrë me qëllim që të mos pengohet funksionimi, veprimtaria e përgjithshme e këtij institucioni, sidomos në këtë periudhë që përkon me mbajtjen e provimeve në të gjitha fakultetet e Universitetit. Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti, me gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në angazhime të kësaj natyre, e ka dhënë shembullin unik se drejtuesit e institucioneve nuk mjafton të japin urdhra nga zyrat e tyre, por t’i përvjelin mëngët në momente emergjente”, thuhet në njoftimin e UT-së. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 26, 2019 21:24

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA