Remenski do ta kthen mandatin në Parlament nëse edhe ligjvënësit e tjerë të dyshuar tërhiqen

Remenski do ta kthen mandatin në Parlament nëse edhe ligjvënësit e tjerë të dyshuar tërhiqen

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, e cila dyshohet në hetimin e krimit financiar nga Lidhja Ndërkombëtar, nuk ndjen faj. Pas seancës së sotme në Gjykatë, Remenski i bëri thirrje prokurorisë të provojë fajin e saj dhe mediat të respektojnë prezumimin e pafajësisë, përcjell FLAKA.

Ajo tha se do të respektojë çdo vendim të marrë nga Kryeministri Zoran Zaev, i cili njoftoi shkarkimin e saj nga të gjitha pozitat partiake në LSDM.

Për largimin e saj eventual nga funskioni i deputetes, Remenski nuk dëshiron të jetë e vetmuar. Ajo thotë se do të tërhiqet, por vetëm nëse kolegët e saj të tjerë që dyshohen ose akuzohen në çështjet e ndjekura nga gjykata do ta bënin një gjë të tillë.

“Unë mendoj se për sa i përket disa përgjegjësive nëse paragjykoheni, koha dhe ligji dhe kushtetuta e të gjithëve të përfshirë në çdo procedurë garantojnë prezumimin e pafajësisë. Derisa të dëshmohet fajtor me një vendim të formës së prerë të gjykatës, të gjithë janë të pafajshëm dhe të gjithë deputetët që kanë disa akuza para gjyqësorit duhet të kenë një shans të japin dorëheqje kolektive, por të gjithë”, tha Frosina Remenski. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 22:11

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA