Reparti i Hematologjisë, ministri arsyeton transferimin

Reparti i Hematologjisë, ministri arsyeton transferimin

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe arsyetoi vendimin e tre dite më parë për transferimin e fëmijëve me sëmundje të rënda, nga reparti hematologjik, në reparte tjera, në mungesë të infermiereve.

Më mirë është që të vendosen të gjithë fëmijët në një vend ku ka numër të mjaftueshëm infermierësh se sa të jenë në një repart ku nuk mund të ju jepet kujdesi adekuat për diagnozën e caktuar – deklaroi ministëri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Për zgjidhjen e problemit në repartin hematologjik, Filipçe tha se janë siguruar mjetet financiare për punësimin e 20 infermiereve. Ai tha se me Ministrinë e Punës po analizojnë dhe identifikojnë numrin e infermiereve të papunësuara, të cilat do të sistemohet nëpër Klinikat ku ka nevojë.

Tanimë janë siguruar mjetet edhe nga Klinika e pediatrisë por edhe mjete shtesë nga Fondi për Sigurim Shëndetësor që të punësohen në kohë sa më të shpejtë 20 infermiere si për repartin e mbyllur si dhe për repartin për kujdes Intensiv ku ka mungesë të Infermierëve – theksoi ai.

Pos mungesës së infermiereve, Oda e mjekëve jep alarmin edhe për mungesën e mjekëve. Alarmante sipas tyre është shifra e 80 për qind e mjekëve të diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë të cilët braktisin vendin.

Ne për tre vite do të kemi problem nëse nuk ndërmerret diçka, në kuptimin nëse ata njerëz nuk stimulohen të jenë mjekë amë dhe të jenë mjekë jashtë vendit – tha Kalina Stardelova, Kryetare e Odës së Mjekëve të Maqedonisë.

Sipas të dhënave të Odës së mjekëve çdo vit vetëm në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup diplomojnë 220 mjekë, ndërsa 173 prej tyre braktisin vendin.

Vjollca Aliti – Alsat

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2018 15:52

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE