Reshjet në Tetove, dëme në fshatin Poroj

Reshjet në Tetove, dëme në fshatin Poroj

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të shumta. Situatë shqetësuese ndërkaq paraqitet në fshatrat e Tetovës ku vitet e fundit ka pasur përmbytje me pasoja fatale.

Prurjet e lumit në fshatin Poroj, pas shirave të rrëmbyeshëm të ditës së sotme kanë dëmtuar për të tretën here urën e vogël qe lidh dy anët e këtij fshati. Prurjet e lumit në fshatin Poroj kishin shënuar ulje pak më parë, por rreziku mbetet gjithmonë i lartë, sepse siç njoftojnë banorët e fshatit më sipër, Gjermë, reshjet e shiut vazhdojnë të bien me intensitet të lartë dhe po ashtu ka pasur edhe reshje breshëri. Banorët e fshatit Poroj janë vënë në gatishmëri të situatës dhe janë organizuar për ndonjë dalje të mundshme të ujit nga shtrati i lumit. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipet e zjarrfikëseve për të kontrolluar situatën. Qytetarët kërkojnë masa nga autoritetet me qëllim që të parandalohen përmbytjet e mundshme.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 17, 2019 20:24

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA