Restoranti më i madh nënujor, drejt fundit

Restoranti më i madh nënujor, drejt fundit

Restoranti i parë nënujor i Europës është shumë pranë përfundimit. I ndodhur 5 metra nën sipërfaqen e Detit të Veriut, shumë pranë pikës më jugore të Norvegjisë, struktura 33.5 metra e gjatë, një pllakë betoni e pjerrët që duket si një periskop i mbytur, është zhytur në korrik të këtij viti. Tashmë ka nisur puna për të kompletuar brendinë e tij, mes pritjet së ethshme për t’u hapur për publikun në pranverën e vitit 2019.

Restoranti i mbiquajtur “Under” është një konceptim i kompanisë norvegjese “Snøhetta”, e cila ka krijuar emër me projekte të tjera si Biblioteka “Alexandrina” në Egjipt, Shtëpia Operistike e Oslos, Memoriali kombëtar “Pavilion” për 11 Shtatorin, si dhe rinovimi i “Times Square” në Nju Jork.

Kur të përfundojë, struktura pritet të mirëpresë rreth 100 të ftuar, me një sipërfaqe të zonës së brendshme prej 500 metrash katrorë, të ndarë në tri kate, të cilat ofrojë pamje unike të botës nënujore, të mjedisit detar, përmes asaj që është një dritare panoramike prej 11 metrash të gjerë.

Restoranti është ndërtuar në rreth 6 muaj mbi një varkë buzë bregdetit, e më pas është dërguar në pozicionin e tij final, rreth 182 metra më tej, me një anije-vinç. Për ta fundosur strukturën, brendësia e saj u mbush me kontejnerë me ujë, përpara se të bëhej edhe sigurimi i saj në dyshemenë e detit me 18 pikë ankorimi në total.

Më shumë se gjysma e strukturës është e zhytur në ujë, ndërsa ata që do të kenë fatin ta vizitojnë do të mund të hyjnë aty përmes një vendkalimi të qelqtë që do të shërbejë si urë lidhëse mes bregut dhe hyrjes, e cila do të jetë në nivelin zero.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2018 22:34

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
6°
-1°
Wed
-2°
Thu
-2°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE