Revi e filmave kinezë në Kinotekën e Maqedonisë

Revi e filmave kinezë në Kinotekën e Maqedonisë

Pesë filma të kinematografisë kineze do të shfaqen në suaza të “Revisë së filmave kinez”, që prej sot deri më 20 maj do të mbahet në Kinotekën e Maqedonisë.

Sipas programit, sonte me fillim në orën 20:00 është projeksioni i filmit serik “Duke e prishur qetësinë”, i vitit 2000 në regji të Xhou San. Kjo është dramë për një nënë, e cila do të bëjë gjithçka që t’i mundësojë djalit të saj jetë të mirë, i cili ka probleme me dëgjimin.

Në hapje do të mbajë fjalim drejtori kinez i Institutit “Konfucij”, prof. dr. Deng Shixhong.

Filmi serik “Dy bëhen një” i vitit 2006, në regji të Ving-Çeong Lou do të shfaqet të martën, në orën 20:00. Bëhet fjalë për odisenë e fuqishme të një gruaje e cila lufton me kancerin në gji.

Të mërkurën në orën 18 do të shfaqet komedia aksion “Ushtari i vogël i madh” nga viti 2010, në regji të Sheng Ding. Filmi është me skenar të Xheki Çenit,  i cili paraqitet edhe në rolin kryesor.  Të enjten në orën 18:00 do të shfaqet komedia aksion “Luftëtari im personal me shpatë”, nga viti 2011, në regji të Xhjing Shang. Filmi është xhiruar sipas serisë me emër të njëjtë nga viti 2006, i cili ishte hit i madh në Kinë.

Revia përfundon të premten me filmin “Feneri Lotos”, ekranizim i legjendës së njohur kineze, të cilin në orën 17 do të mund ta ndjekin më të rinjtë dhe ata të cilët duan të njoftohen me folklorin kinez. Filmi në regji të Çang Guangshji është fitues në kategorinë “Filmi më i mirë i animuar” për çmimin “Gjeli i artë”, të cilin e ndan Asociacioni i filmit kinez.

Shtëpia e produksionit dhe distribucionit “KT Film dhe Media”, përmes projektit “Revia e kinematografive botërore-Kinë” e afron filmin kinez dhe vlerat kulturore kineze deri te publiku i Maqedonisë.

Projekti është realizuar me Institutin “Konfucij” pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup. Projekti, “Revia e kinematografive botërore” është përkrahur nga Agjencia për film të Maqedonisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 16, 2016 18:57

REKLAMA