Ribery dëmtohet gjatë përgatitjeve në Doha

Ribery dëmtohet gjatë përgatitjeve në Doha

“Franck Ribery ka dëmtuar muskulin e këmbës së djathtë gjatë stërvitjes në Doha dhe për një afat të pacaktuar do të jetë jashtë terrenit”, njofton klubi i futbollit Bayern

Lojtari i njohur francez, Franck Ribery (35), ka dëmtuar muskulin gjatë përgatitjeve të Bayern-it në Doha, dhe kështu do të detyrohet të jetë jashtë fushës së blertë për një afat të pacaktuar.

“Franck Ribery ka dëmtuar muskulin e këmbës së djathtë gjatë stërvitjes në Doha dhe për një afat të pacaktuar do të jetë jashtë terrenit”, njofton klubi i futbollit Bayern.

Ribery luan sezonin e fundit në Bayern, në të cilin erdhi në vitin 2007, ku brenda periudhës sa luajti për këtë klub shënoi 122 gola me 180 asistime./aa/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 20:17
Loading...

PUBLICITET