Rikonstruktimi i Qeverisë, do të pres të paktën edhe një javë

Rikonstruktimi i Qeverisë, do të pres të paktën edhe një javë

Qeveria as sot nuk vendosi për shkarkimin e drejtorëve në kuadër të rikonstruimit të paralajmëruar. Kryeministri Zoran Zaev edhe sot përsëriti qëndrimin se fati i Qeverisë dhe hapat e ardhshëm të tij do të dihen pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Zaev ndryshon periudhën kur do ta kompletojë rikonstruimin e kabinetit qeveritar.

Pas takimit të enjten, në vikend pason mbledhja e Këshillit Qendror të LSDM-së. Me partnerët e koalicionit jemi në kontakt ta vazhdueshëm. Në varësi të vullnetit të shumicës parlamentare, nëse do të qëndrojë e bashkuar dhe a do të vazhdojë në atë drejtim, ashtu edhe do t’i sjellim vendimet. Besoj se qershori do t’i rrumbullakoj të gjitha çështjet e brendshme. Gjithçka që bëjmë është me qëllim integrimin e jashtëm në NATO dhe BE, ndërsa integrimi i brendshëm na ndihmon për zhvillimin ekonomik të vendit – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Dy javë më parë, Zaev kishte deklaruar se rikonstruimi do të përfundojë në mesin e muajit qershor.

Në muajin qershor edhe atë në pjesën e parë kam për qëllim të dal me propozime konkrete në Qeveri, institucione qeveritare, drejtori, borde drejtuese dhe mbikëqyrëse dhe pushtet lokal – deklaroi kohë më parë Zoran Zaev, Kryeministër.

Jo zyrtarisht mësohet se në radhët e BDI-së, nga “fshesa” e Zaev do të përfshihen: Drejtori i Byrosë për Furnizime Publike, Bardhyl Nasufi, drejtori i Agjencisë për Investime të huaja, Vullnet Ademi, Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu, drejtoresha e Qendrës për Shërbime për Punë të përbashkët të klinikave në QKU, Shkodrane Dardhishta, Drejtori për i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë” Irfan Asani. Në këmbim me drejtoritë e lartpërmendura, Alsat jo zyrtarisht mëson se BDI pretendon në Agjencinë për Inovacione Teknologjike, Inspektoratin e Tregut, ELEM, MEPSO si dhe Drejtorinë për Çështje Pronësore-Juridike. Në kuadër të ndryshimeve do të përfshihen edhe drejtor nga ndërmarrjet komunale publike dhe borde drejtuese. Nga BDI as nuk pohojnë dhe as nuk mohojnë emrat e përfolur, por shtojnë se akoma gjithçka është në fazën e bisedimeve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 19:34

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...