Rita Ora arrin në Kosovë, pamje nga aeroporti “Adem Jashari”

Rita Ora arrin në Kosovë, pamje nga aeroporti “Adem Jashari”

Rita Ora ka arritur në vendlindje.Këngëtarja kosovare me famë botërore erdhi në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).Ajo para pak minutash ka ateruar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rita javë më parë është bërë pjesë e një fushate në bashkëpunim me brendin e njohur “Escada”, ku për çdo produkt të shitur, një pjesë e parave do të shkojë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre.Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.Për ndryshe, këngëtarja ka mbajtur koncert madhështor në Prishtinë më 17 shkurt 2018 me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës./lajmi.net

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 8, 2019 20:00
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.