Rita Ora këmbëngul se nuk ka pasur lidhje me Liam Payne

Rita Ora këmbëngul se nuk ka pasur lidhje me Liam Payne

Rita Ora është hapur për jetën e saj personale, duke shprehur zhgënjimin për lidhjen romantike me çdo mashkull me të cilën është parë publikisht.

Duke u paraqitur në “GQ’s Men of the Year Awards”, 28-vjeçarja i tha Daily Star se “sigurisht që më bezdis mua pasi nuk ndodh me djemtë”.

Duke treguar standardin e dyfishtë, Rita vazhdoi “Pse nuk supozohet se djali është me vajzën? Është gjithmonë vajza me djalin”.

Vitin e kaluar u shfaqën zëra se biondina ishte duke takuar bashkëpunëtorin e saj, Liam Payne pas një numri të madh të takimeve publike.

“Liam thjesht e kam shok të mirë”, tha ajo duke shtuar “Kam shumë miq meshkuj, shumë miq meshkuj tërheqës, por nuk do të thotë se i kam të dashur”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 9, 2019 23:00

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...