Rita Ora sëmuret, detyrohet të marrë antibiotikë gjatë xhirimeve të “Twist”

Rita Ora sëmuret, detyrohet të marrë antibiotikë gjatë xhirimeve të “Twist”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përveç muzikës ka shtrirë së fundmi aktivitetin e saj edhe në aktrim.

Ajo është bërë pjesë e filmit të ri “Twist”, ku ka fituar një nga rolet kryesore të këtij filmi, që do të publikohet së shpejti.

“Twist” është një ripërpunim i romanit të famshëm “Oliver Twist” të autorit Charles Dickens.

Teksa ka qenë vazhdimisht e angazhuar me xhirimet, duket se lodhja dhe ndikimet e gripit sezonal e kanë prekur paksa Ritën.

Ajo ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi, ku shfaqet e shtrirë teksa merr antibiotikë, teksa në mbishkrimin e imazhit ka bërë të ditur se nuk e ka ndër mend të dorëzohet.

Rita shkruan se nuk do ta lejojë që gripi ta thellojë gjendjen e saj, madje do të bëjë të pamundurën që t’i kryejë xhirimet deri para ditëlindjes së saj, më 26 nëntor.

“Jo grip, nuk do të më marrësh! Ndërprerjet e xhirimit të filmit në kohën e drekës/pushimi i katërt. Unë jam në rregull, vetëm dua që të siguroheni që unë do ta përfundoj këtë gjë para ditëlindjes time të martën! Dhe t’ua sjell këtë film të mahnitshëm! #Twist”, ka shkruar Rita Ora në InstaStory.

Rita përndryshe këtë vit ka qenë tejet e angazhuar edhe në muzikë, duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit “Phoenix”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 21, 2019 22:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.