Roli i shoqërisë civile, USAID ndan çmime për pjesmarrje qytetare rinore

Roli i shoqërisë civile, USAID ndan çmime për pjesmarrje qytetare rinore

Për të përmirësuar jetën e tyre dhe vendin ku jetojnë, edhe të rinjtë duhet të japin kontribut.

Kontributi i organizatave rinore e në përgjithësi I shoqërisë civile, është mjaft i rëndësishëm sepse kështu ata bëhen pjesmarrës të drejtpërdrejtë të krijimit të politikave, përmirësimin e shërbimeve publike dhe përmirësimin e standardit jetësor. Këtë qëllim ka edhe projekti 5 vjecar I USAID-it për pjesmarrje qytetare, një nismë 5 vjecare me vlerë prej 9.4 milion dollarësh që ka si qëllim ngritjen e kapaciteteve të organizatave rinore. Në Shkup për të tretën herë me radhë u ndanë cmimet për ata që kontribuan.

“Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me organizatat e shoqërisë civile ne RMV. USAID mbështet fuqishëm angazhimin aktiv të rinjëve në shoqëri dhe ne me këto cmime e pranojmë punën frymëzuese të rinjëve dhe organizatave rinore”, tha Gretchen Birkle, përfaqësuese e USAID-it.

“Kemi fitues nga fusha të ndryshme. Kemi një balerinë që ka punuar me fëmijë me aftësi të kufizuar, organizata që kanë punuar shumë me të rinjtë, po ashtu kemi organizata që ka punuar me problemin e disleksisë. Në këtë mënyrë ju ndihmojmë të rinjëve për realizimin e vizionit dhe misionit që të rinjët të kenë një jetë më të mirë këtu”, tha Martin Milloshevski, menaxher i projektit të PPQ-së.

Asociacioni “Rinia Mundet”, Shoqata e dislekesisë “Ajnshtajn” dhe shoqata “Melem” u shpërblyen në kategorin e organizatave të shoqërisë civile të rinjëve për kontributin e tyre të shquar ne trajtimin e cështjeve me interes publik. Gjithashtu edhe Tatjana Spasovska Bllazhe Josifovski Viktor Galev morën cmime individuale për kontributin e tyre.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 11, 2019 19:13

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...