Roma dëshiron transferimin e Messit në janar

Roma dëshiron transferimin e Messit në janar

Lionel Messi është lojtari që Roma do të dëshironte ta transferonte gjatë afatit kalimtar dimëror.

Klubi italian, me llogarinë zyrtare në Twitter, nuk ka hezituar t’i përgjigjet një pyetje të Sky Sports, ku pyet tifozët e futbollit se cilin lojtar do të dëshironit që skuadra e juaj ta transferojë në janar.

Pyetjes së Sky Sport, i është përgjigjur skuadra nga kryeqyteti italian.

“Messi”, ishte përgjigja e Romës.

Transferimi i Messit, është diçka e pamundur për Romën, por një mundësi e mirë e për të tërhequr vëmendjen.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 20:19
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.