Roman Polanski përballet me një tjetër akuzë për përdhunim

Roman Polanski përballet me një tjetër akuzë për përdhunim

Filmbërësi i njohur, Roman Polanski, po përballet me një tjetër akuzë për keqtrajtim seksual. Aktorja franceze, Valentine Monnier, pohon se regjisori e ka përdhunuar gjatë kohës sa ajo ishte adoleshente.

Ajo ka thënë se fituesi i Oscarit e ka përdhunuar në një shtëpi në mal në Gstaad të Zvicrës, kur ajo ishte 18-vjeçare, bën të ditur gazeta Le Parisien. Sipas deklaratës së saj, kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 1975.

“Nuk kam pasur lidhje me të, as personale e as profesionale, dhe thuajse nuk e njihja. Më goditi, më rrahu derisa nuk u dorëzova, ndërsa më pas më përdhunoi”, ka rrëfyer Monnier.

Regjisori francezo-polak i hedh poshtë kategorikisht këto akuza ka thënë avokati i tij, Herve Temime, duke shtuar se akuzat kanë ardhur pikërisht në kohën e publikimit të filmit të tij më të ri, “J’accuse”.

86-vjeçari kishte ikur nga SHBA-të katër dekada më parë, pasi kishte pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Ai jeton kryesisht në Francë dhe shtetësia franceze e ka mbrojtur nga ekstradimi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 11, 2019 22:50

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA