Ronaldo para derbit me Torinon: Fitojmë ne

Ronaldo para derbit me Torinon: Fitojmë ne

Futbollisti portugez ka folur para derbit të qytetit të Torinos.

Juventusi nuk ka të ndalur këtë stinor të Serie A. Skuadra e Allegrit ka vetëm një barazim dhe 14 fitore në 15 ndeshje të luajtura.

Këtë fundjavë “Zonja e Vjetër” ndeshet me rivalin e qytetit Torinon, që njëherësh është derbi i parë për Cristiano Ronaldon, i cili në një intervistë për Tuttosport ka thënë se kërkon vetëm fitoren.

“Kam mësuar se tifozët e Juventusit refuzojnë të humbasin dy ndeshje: ndaj Interit dhe ndaj Torinos”, ka thënë Ronaldo. “Humbja është gjithmonë diçka e keqe dhe nuk e pëlqej aspak. Derbi është gjithmonë një rast i madh, kështu që na duhet të fitojmë”. “Jam i qetë, sepse e di potencialin e kësaj skuadre. Në javët në vijim, kemi disa sfida të rëndësishme”, ka theksuar portugezi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 14, 2018 20:16

ARKIVI I LAJMEVE