Rot: BE-ja duhet t’i përmbush premtimet ndaj Maqedonisë Veriore

Rot: BE-ja duhet t’i përmbush premtimet ndaj Maqedonisë Veriore

Bashkimi Evropian duhet t’i përmbush premtimet e dhëna ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, thotë ministri shtetëror për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot lidhur me vlerësimin e djeshëm të Komisionit Evropian se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.

“Në Maqedoninë Veriore dhe Shqipëri është bërë progres i konsiderueshëm. Tani është radha e BE-së. Ne duhet të qëndrojmë në fjalë dhe t’i plotësojmë premtimet tona”, shkruan Rot për “Frankfunter algemajne cajtung”, përcjell MIA.

Kundrejt qëndrimit të tillë të Rotit, gazeta gjermane përkujton deklaratën e deputetit të CDU-së në pushtet Ginter Krihbaum se vendimi për fillimin e negociatave vështirë do të sillet para tetorit, sepse rekomandimi duhet të kalojë në Bundestagun gjerman dhe parlamentet e 28 vendeve të BE-së, ndërsa për këtë, siç thotë, duhet kohë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 30, 2019 11:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...