Rrahje në Strugë

Rrahje në Strugë

Një person prej fshatit Frangovë të Strugës fizikisht ka sulmuar një bashkëfshatar në një kafe bar në Strugë, kumtoi sot SPB Ohër.

Sipas policisë, dje në orën 10 e 30 minuta, në një kafe bar që gjendet në rrugën “Vlado Maleski” në Strugë, është prishur rendi dhe qetësia publike me sulmin fizik nga ana e F.F (46) ndaj A.A (40) të dy nga fshati Frangovë.

F.F është thirrur në Stacionin policor në Strugë dhe kundër tij do të parashtroi padi përkatëse.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 8, 2019 19:45
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.