Rrëfim ekskluziv, Branko Manojlovski: Nga foltorja e Parlamentit do të them se jam shqiptar

Rrëfim ekskluziv, Branko Manojlovski: Nga foltorja e Parlamentit do të them se jam shqiptar

Kandidati për deputet nga radhët e BDI-së, shqiptari ortodoks, Branko Manojlovski në një rrëfim ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Flaka, flet për kandidaturën e tij për të qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

Manojlovski thotë se pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, në Parlamentin e Maqedonisë do ta rithotë të vërtetën për shqiptarët ortodoks në Republikën e Maqedonisë. Manojlovski shprehet që nga foltorja e Parlamentit do të dëshmon edhe njëherë mbi identitetin kombëtar.

“Po, unë emnin e kom Branko Manojlovski, po jam shiptar, ortodoks shiptar ma mirë me thanë. Ka ni vend qi thirret Reka Epërme, është Rrethi Dibrës dhe ka nja shtatëmdhetë katunde si folin shyp me mija vjet, mirëpo mas ni kohe e ndrran e u asimillun e u bonë slloven. Ket bindje do ta thom edhe në Parmanet”, thotë Manojlovski në rrëfimin ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Flaka.

Manojlovski falënderon Ali Ahmetin dhe partinë e tij për përkrahjen e dhënë, duke shtuar që nga fillimi ka gjetur mbështetjen e këtij subjekti politik për ta thënë një të vërtetë ta pamohueshme për shqiptarët ortodoks të Rekës së Epërme dhe Maqedonisë.

“Gjythë kanë folë shyp, originall shyp pose rekance, si thonë të na. Shyp kemi folë. Na nuk dinjim, na culltë nuk dinjim maqedonisht as dy llafe deri kur i bonjim nantë vjet e shkonim në shkollë fillore”, shton ai.

Manojlovski  bart një amanet një histori sa e rëndësishme po aq e dhimbshme e një pjese të popullatës shqiptare në Maqedoni, ku jetoi dhe jeton ende një popullatë ortodokse shqiptare gati plotësisht e asimiluar në popullatë maqedonase.

Për të dokumentuar pohimet e tij, këtë vit publikoi edhe librin “Reka e Epërme dhe fshatin Kiçinicë”, ku shpalos detaje mbi identitetin kombëtar, historikun e krahinës dhe fshatit të tij të lindjes.

Një debat i madh pati shpërthyer në momentet kur Branko Manojllovski pati dalë haptazi në një dokumentar të realizuar në Maqedoni, ku flet për vendlindjen e tij, për prejardhjen dhe për krejt Rekën si zonë e asaj ane. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 9, 2016 14:39

REKLAMA

Maqedoni
12°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE