Rregullohet shtrati i lumit në Reçicë të Madhe | FOTO

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi së bashku me zv. Kryeministrin  përgjegjes per implementimin e Marreveshjes Korrnizë te Ohrit, Hazbi Lika sot kanë inspektuar  nga afer punimet e fundit rreth  rregullimit të shtratit të lumit në Recicë të Madhe. Sipas kryetares  se Tetoves projekti  i cili është me koofinancim  edhe te ministrisë se Ekologjise, pritet të zgjidh një problemet kryesore qe u shfaq  gjate vërshimeve të vitit 2015.

“Është projekt i cili kapë vlerën prej 12 milion dinarëve që është realizuar me koofinancim të komunës së Tetovës , dhe ministrisë së ekologjisë , është pjesë e cila vjen si rezultat i studimit të fizibilitetit të UNDP-ës, dhe kërkesave që komuna e Tetovës ka pasur që të rregullohen shtretërit e lumenjve problematik në këtë zonë . Gjatësia është 360 metër gjerësia është prej dy metër e gjysmë në thellësi dhe  zgjerim e sipër . Normalisht që për ne mbetet obligim i më tejshëm përfundimi jo vetëm i këtij projekti i cili është në përfundim e sipër dalë nga dalë” – tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Zv. kryeministri  Hazbi Lika premtoi se projektet e tilla do kenë përparësie në qeverinë e Maqedonisë pasi me këto lloje investimesh bëhet edhe parandalime eventuale të vërshimeve.

“Para dy vitesh kishte vërshime kjo pjesë , dhe përveç tjerash mori edhe jetë njerëzish dhe ky projekt për veç aspektit funksional ka edhe aspekt human , ka arrit në atë formë i cili do të ketë mundësi të parandaloj katastrofat të cilat ishin para dy vitesh , dhe shpresoj që projekte të tilla të vazhdojnë të realizohen nëpër territore që deri më tani nuk janë realizuar” – u shpreh zv.kryeministri për implementimin e MO-së, Hazbi Lika.

Banorët e mirëpresin  këtë investim të Komunës së Tetovës, por kërkojnë që sa më shpejt të fillohet edhe me ndërtimin e infrastrukturës rrugore e cila është shkatërruar tërësisht nga vërshimet e vitit 2015 .

“S’ka si vlerësohen më mirë s’ka si me u bë është punuar me shumë angazhim , janë angazhuar edhe qeveria dhe ministrat dhe deputetët e kësaj zone .Pluhuri normalisht pengon po është pritur të përfundojnë punimet dhe begatonet janë sjellë nga koha e vërshimeve” – tha një banorë.

“Ashtu siç e shihni pluhurin  këtë rrugë e kanë ndërtuar fshatarët vet ne me kontributin tonë” – tha një banorë tjetër .

Banoret e prekur nga vershimet e 2015 akoma po ndjejne pasoja dhe  shume veshtire po i kethehen normalitetit te jeteses, Vazhdon te mbetet pa u realizuar  problemi më dy urat në fshatin  Poroj  qe u shkaterruan pas pas vërshimeve të dy muajve më parë .

Ndërtimi është premtuar por deri më sot banorët ecin në urën e improvizuar, ndërsa Ministria e mbrojtjes  ende nuk ka filluar me ndërtimin e urës prej druri. Sipas nderkohe qe kryetarja e komunes se Tetovës thote se në vitin 2018 do të fillohet me ndërtimin e digave përgjatë lumit Poroj me qëllim parandalimin e vërshimeve eventuale ne të ardhmen. (Visar Sadiki, TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 15, 2017 15:50

REKLAMA

REKLAMA