‘Rrëshqitja’ në pistën e Nurburgringut, me një Ford të 800 kuaj fuqi

‘Rrëshqitja’ në pistën e Nurburgringut, me një Ford të 800 kuaj fuqi

Ngasja nëpër këtë pistë është e vështirë, e aq më shumë kjo manovër e rrezikshme.

Pista e Nurburgringut të Gjermanisë, është ndër më të mahnitshmet për këtë sport, transmeton Telegrafi. Me 20 kilometra dhe 73 kthesa, është sfiduese të kalohet gjithandej.

Kalimi me shkathtësi nëpër pistë, është i vështirë për shumë pilot, por jo edhe për profesionistin Vaughn Gittin Jr. Për dallim prej tjerëve, që ta kalonte pistën me shpejtësi, vendosi të ‘rrëshqiste’ me Ford Mustang RTR Spec 5-D 2018.

Rezultatet e një makine me 800 kuaj fuqi, që kalon nëpër këtë formë në pistë, janë të mahnitshme. “Gjithçka ndryshon kur lëvizë në pjesën anësore me atë shpejtësi. Në video nuk vërehet, por unë kam mbetur i frikësuar disa herë” ka thënë Gittin.

Për të realizuar këtë sfidë, në Ford janë vendosur rrotat Nitto NT555 G2. Gjatë rrathëve që nuk rekomandohet të provohen prej amatorëve, ai ka arritur shpejtësinë deri në 240 kilometra në orë, ndërsa shumicën e kohës ishte në këndin prej 65 shkallëve. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2018 22:49

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE