Rriten shpenzimet për jetesë

Rriten shpenzimet për jetesë

Shpenzimet për jetesë në qershor janë të pandryshuara në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa lidhur me qershorin e vitit të kaluar shënojnë rritje prej 1.4 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara çmimet me pakicë shënojnë rritje prej 0.2 për qind në krahasim me muajin maj të këtij viti ndërsa në raport me muajin qershor vitin e kaluar rritje prej 2.8 për qind.

Të dhënat e publikuara tregojnë se tek shpenzimet e jetesës është vërejtur lëvizje në nëngrupet, gjegjësisht në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur rritje tek frutat e freskëta dhe të ftohura për 4.8 për qind, frutat e ngrira dhe frutat e thata dhe produktet arrore për 0.4 për qind, jogurti, perimet e ngrira përveç patatja dhe frutat e tjera rrënjore për 0.3 për qind, djathi dhe gjiza, frutat e konservuara, sheqeri, mjalti dhe produktet konditore dhe produktet e tjera ushqimore për 0.2 për qind.

Rritja e indekseve të shpenzimeve për jetesë është vërejtur edhe tek karburantet për amvisëritë për 4.8 për qind, shërbimet për akomodim për 3.7 për qind, shërbimet për kulturë për 3.5 për qind, paket aranzhmanet turistike për 2.8 për qind, gazi për amvisëritë, për 2.6 për qind shërbimet paramjekësore për 2.2 për qind shërbimet stomatologjike.

Ulje të indekseve të shpenzimeve për jetesë në qershor të vitit 2018 në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patatet dhe frutat e tjera rrënjore për 6.7 për qind, patatet për 2.2 për qind, peshku dhe frutat e detit, vaji dhe yndyrërat për 0.5 për qind.

Ulje të indekseve të shpenzimeve për jetesë është vërejtur edhe tek librat për 11.3 për qind, transporti ajror i pasagjerëve për pesë për qind, disqet, kasetat, cd-të filmat për 4.4 për qind, shërbimet spitalore për 1.7 për qind. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 10, 2018 20:16
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...