Rritet derdhja e devizave prej turizmit në Maqedoni

Rritet derdhja e devizave prej turizmit në Maqedoni

Derdhja e devizave prej turizmit në gjysmën e parë të vitit u rrit për 26,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në kuartalin e dytë ka rritje prej 87,1 milionë dollarë amerikanë ose për 27,5 për qind më shumë se vitin e kaluar në bazë të udhëtimeve në Maqedoni, ndërsa derdhja e përgjithshme e devizave nga turizmi në gjashtë muajt e parë të vitit arrin 151,3 milionë dollarë.

“Vazhdimësia në rritjen e derdhjes së devizave nga vizitat e turistëve të huaj i referohet masave dhe aktiviteteve të cilat ndërmerren nga ana e tërë sektorit turistik në vend. Përveç fushatës mediatike në vendet e huaja që ishte zbatuar nga Agjencia për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit të Republikës së Maqedonisë (APPT) dhe e cila siguroi promovim intensiv të Maqedonisë në tregjet e huaja të ndryshme, aktivitete të shumta ishin ndërmarrë edhe për promovimin e vendit përmes organizimit të vizitave të operatorëve turistik, agjencitë turistike dhe gazetarët e huaj”, thonë nga APPT.

Ky lloj i aktiviteteve promovuese, shtojnë, e intensifikon promovimin e vendit në mënyrë më efikase, ndërsa njëkohësisht, edhe në mënyrë të arritshme.

“Agjencia për promovim dhe përkrahje të turizmit e reklamon potencialin turistik të vendit përmes organizimit të vizitave disaditëshe të gazetarëve me ndikim, ose agjencive turistike dhe operatorëve turistikë të cilët janë partnerë potencial të sektorit privat të Maqedonisë. Në këtë mënyrë sigurohet promovim i Maqedonisë në mediumet e huaja dhe ndihmë direkte e agjencive vendore turistike dhe tur-operatorëve. Promovim plotësues i vendit realizohet edhe përmes plasmanit të llojeve të ndryshme të përkrahjes në sektorin privat në pikëpamje të projekteve përmes të cilave do të përforcohet dhe pasurohet oferta turistike”, potencojnë nga APPT dhe porosisin se pritet në vitin 2018 të regjistrohet rritje më e madhe deri tani e numrit të turistëve dhe bujtjeve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 19:52

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE