Rritet numri i viktimave nga sulmet në Afganistan

Rritet numri i viktimave nga sulmet në Afganistan

Të paktën 24 njerëz u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me bomba, pranë një tubimi zgjedhor, ku po merrte pjesë presidenti i Afganistan, Ashraf Ghani.

Presidenti ka shpëtuar pa pasoja, njoftuan zyrtarët.

Ghani sapo kishte filluar të mbajë një fjalim në mitingun në kryeqytetin e Provincës Parvan, në veri të Kabulit, kur ndodhi sulmi i parë.

Më vonë, një shpërthim tjetër vetëvrasës tronditi Kabulin qendror, duke vrarë të paktën 22 njerëz dhe duke plagosur 38 të tjerë, bëri të ditur ministria e Brendshme.

Përgjegjësinë për të dyja sulmet e morën militantët talibanë.

Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani, janë ndërprerë javën e kaluar.

Bisedimet nuk e kanë përfshirë Qeverinë e Afganistanit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 17 Shtator, 2019 20:04

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.