Rritet paga e muajit prill për të punësuarit në kulturë

Rritet paga e muajit prill për të punësuarit në kulturë

Duke filluar nga muaji i kaluar, 2,899 punonjës në kulturë do të kenë rritje të pagave, njoftoi shërbimi i shtypit qeveritar pas seancës të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila miratoi informacionin për nivelimin e pagave të punonjësve në institucionet në fushën e kulturës, sipas aktivitetit.

“Me nivelimin e pagave përfshihen të gjithë punonjësit në kulturë, pra të punësuarit në institucionet kombëtare dhe punonjësit në institucionet lokale në fushën e kulturës. Në seancë u konstatua se Ministria e Kulturës është duke përgatitur një ligj të ri mbi interesin publik në kulturë, i cili do të jetë i harmonizuar me ndryshimet e reja legjislative në fushën e administratës publike, d.m.th. të Ligjit për Nëpunës Administrativë dhe Ligjit për Punonjësit e Sektorit Publik dhe pas miratimit të tij do të krijohen kushte për harmonizim të ri të pagave në kulturë”, sqarojnë nga pres shërbimi qeveritar.

Qeveria sot e miratoi informacionin në lidhje me vlerësimin e ofertave për dhënien e një koncesioni për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga 22 hidrocentrale të vegjël. Ajo mori vendime për 18 aplikantë për t’u dhënë koncesione dhe për të refuzuar tri oferta sepse ata kërkuan miratimin e koncesioneve në një zonë të mbrojtur, dhe një do të refuzohet për shkak të dokumentacionit jo të plotë.

Në këtë seancë, Qeveria miratoi informacionin për realizimin e aktiviteteve për zbatimin e një pjese të masave për reduktimin e vdekshmërisë së nënës dhe foshnjave për vitin 2018. Si rezultat i masave të marra në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë, në Qendrën Klinike në Shkup raportojnë se në vitin 2018 ka një rënie të vdekshmërisë foshnjore me 30 për qind në krahasim me atë të mëparshme.

Qeveria ka miratuar informacionin për lidhjen elektronike të 76 rajoneve të gjendjes civile me regjistrin elektronik të Drejtorisë për Evidencën e Regjistrave të Gjendjes Civile.

Në mbledhjen e rregullt të 135-të të Qeverisë, u miratua Propozim – vendimi për të filluar një procedurë për dhënien e një marrëveshje për krijimin e një partneriteti publik privat për ndërtimin e dy garazheve shumëkatëshe në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Në këtë seancë, qeveria shqyrtoi dhe miratoi Raportin Gjashtëvjeçar mbi Statusin e Zbatimit të Prioriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pranimin në NATO dhe angazhoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që t’ia dorëzonte raportin vendeve anëtare të NATO-s dhe shërbimeve të Aleancës.

Në këtë seancë, Stevo Pendarovskit, ish koordinatorit kombëtar për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO iu konfirmua përfundimi i funksionit për shkak të postit të ri të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin 83 të Kushtetutës, sipas të cilit detyra e Presidentit të Republikës është e papajtueshme me kryerjen e një funksioni tjetër zyrtar apo funksionit në një parti politike. Detyrimet e Koordinatorit Kombëtar për përgatitjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO i merr Dane Taleski, këshilltar i politikës së jashtme të kryeministrit të Qeverisë të RMV-së, Zoran Zaev. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Maj, 2019 20:54

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.