Rritja ekonomike në RM, Banka Botërore: Në 2019, vetëm 1% më shumë se në 2018-n

Rritja ekonomike në RM, Banka Botërore: Në 2019, vetëm 1% më shumë se në 2018-n

Ekonomia e Maqedonisë në vitet e ardhshme do të ketë rritje më të ngadaltë në krahasim me vendet fqinje.

Vendi e mbylli vitin 2018 me rritje ekonomike prej 2.8 për qind, ndërsa parashikimi i Bankës Botërore për 2019, është një rritje prej 2.9%. Në raportin e Bankës Botërore, sqarohet se rritja ekonomike në vitin që lamë pas, është si rezultat i ndërprerjes së krizës së zgjatur politike, e cila gjithashtu ka përmirësuar edhe sigurinë e investitorëve.
Për vitin 2021 parashikohet rritje prej 3.3 për qind. Sipas raportit të Bankës Botërore, rritje më të madhe për vitin 2019 në rajon do të ketë Kosova me 4.5 për qind, Shqipëria (3.6 për qind), Serbia (3.5 për qind), Bosnja dhe Hercegovina (3.4 për qind), Bullgaria (3.1) dhe Mali i Zi dhe Kroacia prej 2.8 për qind. Ekonomia Botërore do të shënoj rritje prej 2.9 për qind në vitin 2019 dhe 2.8 për qind për vitet 2020 dhe 2021.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 9, 2019 19:20

ARKIVI I LAJMEVE