Rritje çmimesh – rënie e fuqisë blerëse

Rritje çmimesh – rënie e fuqisë blerëse

Çmimet e shitjes në tregtinë me pakicë u rritën në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti dhe rritja e tyre pritet në tre muajt e ardhshëm. Gjendja ekonomike e kompanive në këtë sektor në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti është më pak e favorshme dhe është më e favorshme krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, përcjell FLAKA.

Vlerësime të tilla kanë bërë që drejtuesit e bizneseve të shitjes me pakicë të presin një situatë më të pafavorshme në dy kuartalët e ardhshëm.

Siç njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës, vlerësimi porosive të pritshëm për periudhën e ardhshme është se do të ulet, si dhe numri i të punësuarve.

Sasia e stoqeve është në të njëjtin nivel si në tremujorin e mëparshëm. Situata financiare në tremujorin e dytë të vitit 2019 është më e favorshme krahasuar me periudhën e njejtë nga viti i kaluar.

Treguesi i besimit në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë të vitit 2019 është 0.2 pikë përqindjeje më i ulët krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe e është rritur me 0.4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndikimi më i madh në kufizimin e gjendjes ekonomike të subjekteve të biznesit në tremujorin e dytë të këtij viti ishte mungesa e kuadrove të trajnuar me 21 për qind, kërkesa e ulët nga blerësit me 20.2 për qind, rritja e kostove të punës me 18.4 për qind dhe rritja e konkurrencës në treg me 16.8 për qind. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 19, 2019 22:38

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.