Rrjedhin imazhet e Acura TLX të ri dizajnuar në tërësi

Rrjedhin imazhet e Acura TLX të ri dizajnuar në tërësi

Të dhënat janë gjetur, derisa po bëheshin kërkime në softuerin e sistemit të informimit në Acura RDX të ri.

Rrjedhja e imazheve në internet, nuk është asgjë e re, vetëm se ky rast dallon nga të tjerat, meqë është gjetur në një model të ngjashëm, të së njëjtës kompani.

Duke bërë kërkime në softuerin e sistemin e informimit në Acura RDX të ri, janë gjetur imazhet që e tregojnë imazhet e Acura TLX, të ri dizajnuar në tërësi, që lansohet së shpejti.

“Isha duke gërmuar në com.android.systemui kur nëpërmjet sistemit të pajisjeve, gjeta pamjet e gjeneratës së re të TLX” ka thënë një anëtar o forumit të makinave Acura.

Si pjesë e dizajnit të ndryshuar, TLX e ka pjesën e përparme shumë më agresive, tavan shumë më të pjerrët, si dhe profil shumë më muskulor.

Në anën tjetër, dihej se Acura TLX do të prezantohej në Pebble Beach, me 206 apo 290 kuaj fuqi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2019 22:55

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA