Rrjedhin pamjet e edicionit special të Lexus LX

Rrjedhin pamjet e edicionit special të Lexus LX

Spekulimeve për një edicion special, i dhanë fund imazhet e rrjedhura në Instagram.

Për një kohë të gjatë, ishte thënë se Lexus do të lansojë një edicion të ri nga divizioni LX, por nuk ishte bërë e ditur se kur do të ndodhë.
Zyrtarë të kompanisë japoneze, pa bërë të ditura detajet, kanë thënë se quhet Black Edition S, ndërsa lansohet gjatë vitit që vjen.

Ka pasur shumë spekulime se çfarë fuqie do të ketë dhe si do të duket, por tani kemi një pasqyrë së paku për pamjen.

Imazhet e rrjedhura në Instagram kanë rezolucion shumë të dobët, por lejojnë t’i shihen përfundimet re reja, fryrjet, grillin, pasqyrat, bravat dhe rrotat të gjitha të zeza, që i kanë dhënë një pamje shumë më sportive.

Mediat që merren me automobilizëm, kanë thënë se ka ngjashmëri të madhe me Lexus LX Superior, që është shitur vetëm në Rusi. Nuk dihet për cilin treg është i dedikuar ky edicion, që nuk dihet edhe në sa njësi do të arrijë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 10, 2018 22:51

REKLAMA

Maqedoni
1°
4°
Tue
6°
Wed
5°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE