Ruskovska: Kërkova te tre persona të kryhet kontrollë

Ruskovska: Kërkova te tre persona të kryhet kontrollë

“Kam lëshuar urdhër në tre lokacione për të konrolluar tre persona. Unë i kam kërkuar për të dyshuarën Jasna Mandiq gjykatësit në procedurë paraprake për të urdhëruar ndalimin e saj”, tha prokurorja Vilma Ruskovska, përcjell FLAKA.

Ajo tha se PTHP kishte prova të mjaftueshme për të gjithë të dyshuarit.

Ruskovska theksoi se një i dyshuar në procedurat e mëparshme kishte një prirje për marrëveshje, por kjo nuk ndodhi. Prokurorja vuri në dukje se PTHP siguroi prova për gjurmën e parave në aferën “Reket”.

“Nesër, për të gjithë të dyshuarit nga grupi i parë në paraburgim në Reket, do të kërkojmë zgjatjen e masës së paraburgimit”, tha Ruskoska.

Për tre të dyshuarit e tjerë sot, PTHP do të kërkojë masa më të buta siç janë marrja e pasaportës, paraqitja në gjykatë dhe mos-lëshimi i vendbanimit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 22:16

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA