Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit është çështje shumë individuale.

Rekomandimi është që të shkoni te stomatologu në çdo gjashtë muaj, transmeton Telegrafi.

Te disa njerëz gurëzit mund të grumbullohen edhe më herët, prandaj duhet shkuar te stomatologu në çdo tre muaj.

Gurëzit e dhëmbëve mund të vështirësojë larjen me brushë ose përdorimin e penjve dentar. Kjo mund të çojë deri te formimi i kariesit.

Gurëzit mund të jenë shumë të rrezikshëm dhe të shkaktojnë probleme të mëdha në gavrën e gojës prandaj pyesni stomatologun tuaj sa shpesh edhe ju do të duhej të shkoni në kontroll.

Pastrimi profesional me ultratingull, për dallim nga pastrimi i gurëzve në mënyrë klasike ku eliminohen shtresat e forta, eliminon pigmentimin dhe mbetjet e butë të shtresës së dhëmbit.

Pigmentimi mund të shkaktohet për shkak të pijeve, ushqimit dhe pirjes së duhanit.

Zbërthimi i gurëzve është metodë joinvazive e cila është e shpejtë dhe nuk dëmton zmaltin e dhëmbëve.

Pas kësaj metode dhëmbët janë më të bardhë dhe më të lëmuar dhe në ta më pak “kapen” pigmentimet dhe gurëzit. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 11:56
Loading...

PUBLICITET