Sallatë me bishtaja, ton dhe vezë

Sallatë me bishtaja, ton dhe vezë

Përbërësit:

500 gr bishtaja

4 vezë të ziera

100 gr ton

150 gr domate

150 gr misër

80 gr ullinj të zinj

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Ziejmë përrreth 10 minuta bishtajat në ujë me pak kripë.

I vendosim në një tas prej qelqi dhe pasi janë ftohur i shtojmë domatet dhe misrin. Shtojmë ullinj e zinj dhe e rregullojmë me vaj dhe kripë. Më pas i kalojmë në një pjatë dhe shtojmë sipër vezët e prera feta dhe tonin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 16, 2016 02:17

REKLAMA