Sallatë me fruta dhe perime

Sallatë me fruta dhe perime

“Sallata me fruta dhe perime” është një nga recetat më të thjeshta për t’u përgatitur. Është një sallatë me shumë ngjyra dhe tepër e shëndetshme. Përbërësit janë në harmoni me njëri–tjetrin pasi ruajnë balancën e shijes.

Përbërësit :

Sallatë jeshile – 500 g
Lakër e kuqe – 3–4 gjethe
Spinaq – i freskët, 5–6 gjethe
Shegë – 1 kokërr
Dardhë – 1 kokërr
Avokado – 1 kokërr
Domate qershi – 4–5 kokrra
Limon – gjysmë kokërr
Vaj ulliri, aceto balsamico (ose uthull)
Kripë

Përgatitja :

Sallata jeshile, lakra e kuqe, spinaqi duhen prerë në copëza të vogla.

Dardha dhe avokadoja duhen prerë në feta të vogla.

Shega duhet qëruar nga tuli pasi duhen vetëm kokrrat.

Karrota duhet prerë horizontalisht në feta të holla.

Domatet qershi duhen prerë në dy pjesë.

Përgatitja e sallatës:

Në një enë të thellë hedhim sallatën jeshile, lakrën e kuqe, spinaqin, domatet qershi dhe shtojmë pak kripë, vaj ulliri, aceto balsamico (ose uthull) dhe lëngun e limonit.

I përziejmë mirë dhe në enë shtojmë dardhën, avokadon, karrotën dhe kokrrat e shegës duke i përzierë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar me njëri–tjetrin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2018 22:50

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE