Samiti, 48 mln euro për Ballkanin

Samiti, 48 mln euro për Ballkanin

Bashkimi Europian vendosi te mbështesë Ballkanin Perëndimor, duke financuar 48 milion euro si dhe të krijoje një zone ekonomike rajonale. Kjo është marrëveshja e arritur ne samitin e Triestes, marrëveshje e nënshkruar nga Krerët e shteteve dhe të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri Johannes Hahn, nënshkroi marrëveshje me Fondin Europian të Investimeve, Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe më Bankën Botërore për një financim prej 48 milion eurosh. Kjo shumë do të shkojë për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të sipërmarrjes. Në përfundim të Takimit të Triestes u firmos Traktati i Komunitetit të Transportit, i cili do të ndihmojë në integrimin e rrjeteve të transportit në rajon dhe me BE-në.

Më herët liderët e BE-së, Merkel, Makron dhe Gentilioni vlerësuan progresin e Shqipërisë. Kancelaria gjermane tha se Shqipëria ka hedhur hapa te rendesishem nën udhëheqjen e Edi Ramës. Nga ana tjetër, kryeministri Rama u shpreh se është e rëndësishme vazhdimi i këtij procesi.

Ne samit ishin të pranishëm edhe komisionerja për politikën e Jashtme Federica Mogherini, Komisionerja për Transportin Violeta Bulc, si dhe krerë shtetesh dhe ministra të Jashtëm të Gjermanisë, Austrisë, Francës, Kroacisë, Italisë dhe Sllovenisë.

Takimi i Triestes është i katërti në radhë, që pas atij të organizuar në Berlin. Mbajtja e këtij samiti synon përshpejtimin e Integrimit Europian të vendeve të rajonit të Ballkanit, nxitjen e bashkëpunimit mes tyre, si dhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 12, 2017 22:31

REKLAMA