Samsung iu kërkon pronarëve të QLED TV t’i kontrollojnë për viruse

Samsung iu kërkon pronarëve të QLED TV t’i kontrollojnë për viruse

Të gjithë ata që kanë në pronësi një televizion të zgjuar, kyçen në internet që të shikojnë filma apo të dëgjojnë muzikë, duke rrezikuar të marrin edhe ndonjë virus.

Për këtë arsye, Samsung po iu kërkon pronarëve të këtyre pajisjeve, që të bëjnë kontrolle të rregullta dhe të eliminojnë mundësitë që të mbajnë ndonjë program keq bërës, transmeton Telegrafi.

“Skanimi i televizionit, në kërkim të ndonjë virusi të mundshëm, është i rëndësishëm që gjithçka të shkojë si duhet. Kjo më së shumti vlen për QLED TV, i cili mund të lidhet me ëifi. Duhet t’i kontrolloni, disa herë në javë” është shkruar në llogarinë SamsungSupport në Twitter.

Bashkë me postimin, që është fshirë pas pak momentesh, është treguar edhe procedura, se si mund të realiyohet një kontrollim dhe fshierje e ndonjë virusi.

General, System Menager, Smart Secutity dhe në fund Scan, është procedura që duhet ndjekur, teksa tërë kontrolli zgjatë më shumë se kaq.

Mbetet të shihet, nëse Samsung do ta integrojë këtë sistem, që të aktivizohet vet në kohë të caktuar, që të sigurohet se gjithçka është në rregull.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 19, 2019 22:55
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.