Së shpejti formimi i deponive rajonale bashkëkohore

Së shpejti formimi i deponive rajonale bashkëkohore

Deponitë rajonale të paralajmëruara të cilat së shpejti do të formohen, aspak nuk duhet të ngjajnë me ato aktuale – me grumbujt e mbeturinave, zjarreve dhe erës së keqe. Në të kundërtën duhet të kenë kapacitet për instalimin e pajisjeve që do t’i reciklonin mbeturinat, tha sot zëvendëskryeministri Koço Angjushev.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të projektit të parë për Fondin e Gjelbër Klimatik, të gjithë në shtet janë të vetëdijshëm për problemin, por kur do të thuhet se deponia rajonale duhet të jetë në afërsi të ndonjë vendbanimi, atëherë banorët janë të shqetësuar.

“Qeveria është e përkushtuar në këtë dhe së shpejti do të formohen deponitë rajonale. Kjo kompetencë duhet të kalojë nga komunat në Qeveri. Procesi është i thjeshtë, sepse punojmë dhe rezultate së shpejti do të ketë”, tha zëvendëskryeministri.

Sipas tij, deponitë e vogla nuk janë mjaft fizibile që t’u instalohet pajisje e cila në mënyrë përkatëse do t’i trajtonte mbeturinat. Sepse Qeveria ka vlerësua se duhet të bëhen rajonale, gjegjësisht grumbullimi i mbeturinave të centralizohet.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 21:32
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
16°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...