SEKRETE / Si përndiqej Maks Velo me pseudonimin “Stilografi”….

(pjesë nga libri “Jetë paralele” me autore Alda Bardhyli, botimet “UET PRESS)

SEKRET

Ekzemplar ……..

E përkoh._____ vjet

Tiranë, 24.IV.75

RAPORT SURVEIMI MBI LËVIZJET E OBJEKTIT-

Maksim Velo, i cili do të njihet me pseudonimin “Stilografi”- datë 15.3.75

Në orën 14.30 filloi surveimi në pritje të hyrjes ose daljes së objektit nga shtëpia e tij. Në orën 18.15 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së tij. Mbante një çadër në dorë e vazhdonte ecjen rrugës H.Tahsim, Sh.Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, rrugës në proces, Sh.Skënderbej, B.Stalin……….. Tiranës kthehet në B.Stalin e shkon deri te H.Tirana kthen prap po këtej, Sh. Skënderbej, B.K. e Kombit, në afërsi të H.Dajtit kthehet prap e vazhdon ecjen B.D e Kombit, Sh. Skënderbej. Në orën 18.40 përpara M.Ndërtimit, objekti takohet me dy persona të cilët njëri do të njihet me pseudonimin “Profesori”, ndërsa tjetri mban këto karakteristika: i gjatë 1.65, i shëndoshë, tullac, me fytyrë të mbushur, pantallona bojë hiri e pardesy gri; dhe i japin dorën njëri-tjetrit.

Të tre bashkë vazhdojnë ecjen B.D e Kombit. Si bënë dy xhiro në këtë bulevard në orën 19.15 në afërsi të K.Q të R.P.SH, objekti duke zënë duart me profesorin dhe burrin me karakteristika, të cilët largohen e kalojnë rrugën në drejtime të ndryshme, kurse objekti kalon B.D e Kombit, Sh. Skënderbej, rrugën në proces L.Gurakuqi, Sh.A.Rustemi, H.Tahsim e në orën 19.25 kalon në drejtim të shtëpisë së tij. Prej kësaj kohe e deri në orën 21.25 që vazhdoi survejimi, objekti nuk ka bërë lëvizje. Në këtë kohë survejimi u ndërpre.

Datë 16.III.75

Në orën 6 filloi surveimi në pritje të daljes së objektit nga shtëpia e tij, në rrugën H.Tahsim, tek Sh.A. Rustemi. Në orën 11.30 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së tij në kryqëzim të rrugëve H.Tahsim me Sh. A.Rustemi, i shoqëruar me një person që mban këto karakteristika: i gjatë 1.70, trup i lidhur, me flokë të zeza kaçurrela, me pardesy ngjyrë kafe, rreth moshës 40 vjeç, mendojmë të jetë vëllai i tij (objektit) e të dy së bashku vazhduan ecjen Sh.A.Rustemi.

Në orën 11.35 të dy së bashku vazhdojnë ecjen në sheshin A.Rustemi dhe të dy së bashku futen në merkato, brenda nuk janë kontrolluar, u pa që personi me karakteristika bleu zarzavate kurse objekti qëndron në pritje. Në orën 11.45 objekti e personi me karakteristika dalin nga merkato e vazhdojnë ecjen në Sh. A.Rustemi e në orën 11.50 të dy së bashku futen në mapon ushqimore në Sh. A.Rustemi. brenda u kontrolluan dhe u pa që personi me karakteristika bleu verë. Porsa dalin që këtej vazhdojnë ecjen Sh.A.Rustemi, H.Tahsim e në orën 12.00 të dy së bashku kalojnë në drejtim të shtëpisë së objektit.

Në orën 12.05 objekti së bashku me personin me karakteristika dalin nga shtëpia e objektit e vazhdojnë ecjen rrugës H.Tahsim, Sh. A.Rustemi, L.Gurakuqi, rrugës në proces, Sh.Skëndërbe, B.D.Kombit , rr. P.Rilindjes, Xh.Martini, Sh.A.Rustemi, H.Tahsim e në orën 12.35 të dy së bashku kalojnë në drejtim të shtëpisë së objektit. Në orën 13.20 objekti së bashku me person me karakteristika dalin nga shtëpia e objektit dhe me të shoqen e personit me karakteristika u panë duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së objektit në kryqëzim të rrugës H.Tahsim me Sh. A.Rustemi. Në dorë objekti së bashku më personin me karakteristika mbanin një çantë të madhe me diçka të mbështjellë me letër të bardhë.

Të tre së bashku kalojnë në Sh. A.Rustemi, Q.Stafa, Barrikada, F.Xhajko e në kryqëzim ë kësaj rruge në B. Stalin në orën 13.45 në afërsi të maternintetit ndahen duke zënë duart. Personi me karakteristika së bashku me të shoqen kalojnë në drejtim të Stacionit të Trenit, ndërsa objekti qëndron në stacionin e Unazës që ndodhet në këtë kryqëzim. Në orën 13.50 vjen autobusi Unazës në stacion ku hipën objekti e niset. Në orën 13.55 qëndron autobusi në kryqëzim të rrugeve “5 Maji” me atë “F.Xhajko”.

Këtu zbret objekti dhe vazhdon ecjen në rrugën F.Xhajko e në orën 14.00 futet në pallatin Nr.369/4 në katin e katërt ose të pestë. Në orën 18.45 objekti doli nga drejtimi i pallatit ku kishte zënë vend së bashku me gruan e tij e kalojnë rugës B.Curri. në orën 18.50 objekti së bashku me të shoqen i hipën autobusit të linjës Kombinat-Kinostudio, në stacionin e Stomatologjisë (brenda u kontrollua) në orën 18.55 autobusi qëndroi në stacionin e Poliklinikës Qendrore, ku objekti së bashku me të shoqen kalojnë rr. B.Curri, B.Stalin e këtu objeti futet në xhiro.

Pasi bëjnë dy xhiro Kryeministri-K.Peza në orën 20.00 objekti largohet nga xhiroja e në orën 20.05 objekti së bashku me të shoqen i hipin autobusit te Banka (brenda u kontrolluan), në orën 20.10 autobusi qëndron te stacioni i Stomatologjisë ku objekti së bashku me të shoqen e tij zbresin e kalojnë rrugën B.Curri, përmes pallateve e në orën 20.20 objekti me të shoqen futen në pallatin ku kishin frekuentuar më parë. Deri në orën 21.20 do të fillojë survejimi i objektit e nuk është parë të dalë nga pallati ku ka zënë vend.

Datë 17.III.75

Në orën 6.00 filloi survejimi në pritje të daljes së objektit nga shtëpia e tij në Sh.A.Rustemi si dhe nga pallati 369/4 te Stomatologjia. Në orën 7.30 objekti me një çantë zyre në dorë u pa te Stomatologjia duke ardhur nga drejtimi i rrugës “5 Maji”, vazhdon ecjen kësaj rruge, B.Curri. në orën 7.33 i hipën autobusit të Kombinatit te stacioni i stomatologjisë.

Në orën 7.35 qëndron autobusi te stacioni i Papavranit, ku qëndron objekti e kalon rrugën B.Curri, Barrikada, 28 Nëntori e në orë 7.45 futet në Bar “Sahat”, ku brenda u kontrollua pjesërisht dhe u pa që piu kafe. Në orën 8.05 objekti del nga Bar “Sahati”, kalon rrugën “28 Nëntori”, Sh. Sskënderbej, para Teatrit të Kukullave, rr. 4 Shkurti e në orën 8.10 objekti i hipën autobusit të Ndroqit te stacioni që ndodhet në afërsi të P.😭. Qendrore. Me nisjen e autobusit në drejtim të Ndroqit në orën 8.50 survejimi u ndërpre.

Në orën 14.05 rifilloi surveimi në dy drejtime në pritje të objektit në Sh. A.Rustemi dhe te Banka. Në orën 18.00 autobusi me targë TR.13-50, ardhur nga Ndroqi ndalon para Bankës nga ku zbresin të gjithëudhëtarët e me ta zbret dhe objekti duke mbajtur në dorë një çantë. Vazhdon ecjen në rr. K.Pezës, Sh.Sskënderbej, 28 Nëntori,.

Në orën 18.05 objekti futet në Bar “Sahati”, brenda u kontrollua dhe u pa duke pirë kafe. Në orën 18.20 del nga kafeja e kalon rr. 28 Nëntori, Sh.Sskënderbej e në orën 18.42 futet në Kom.Ekzekutiv (brenda nuk u kontrollua), në orën 18.45 del objekti nga Kom.Ekzekutiv e vazhdon ecjen në Sh.Sskënderbej, B.Stalin. në orën 18.48 objekti hyn në librarinë që ndodhet ngjitur me dyqanin e Pionierëve, këtu objekti u kontrollua pjesërisht nga jashtë, duke qëndruar vetëm dhe duke parë në raftet me libra. Pasi del që këtej futet përsëri në dyqanin me veprat e Arteve Figurative, këtu objekti blen disa letra të bardha. Pasi i mbështjell në formë cilindri largohet nga dyqani e vazhdon ecjen B.Stalin. në orën 18.28 objekti takohet duke i dhënë duart disa personave që qëndronin duke biseduar përballë kafe “Pezës”. Pasi bisedojnë për 3 minuta, objekti largohet duke u dhënë duart.

Personat qëndrojnë në vend, kurse objekti vazhdon ecjen B.Stalin, si zakon në afërsi të kafe “Tiranës”, objekti kthehet në formë xhiro. Si shkon deri te kafe “Peza” kthehet përsëri në B.Stalin, rr. M.Kuço e në orën 18.35 qëndron para shtëpisë Nr.16. Këtu qëndron rreth 1 minutë pastaj kthehet mbrapsht rr. M.Kuço, B. Stalin e në orën 18.40 objekti qëndron në pritje në hyrje të Hotel “Donikës”, duke vështruar në drejtim të ndryshëm. Në orën 19.00 objekti pasi shikon orën largohet e vazhdon ecjen në B.Stalin, B.Curri, Barrikada, në kryqëzim të kësaj rruge me L.Gurakuqin objekti kthen kokën mbrapa dhe vazhdon ecjen në rr.L.Gurakuqi, Sh.A.Rustemi, H.Tahsin e afër bustit objekti kthen kokën mbrapa kalon Sh. A.Rustemi, H.Tahsin e në orën 19.10 kalon në drejtim të shtëpisë së tij.

Në orën 19.15 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i rr.H.Tahsim, vazhdon ecjen në Sh.A.Rustemi, L.Gurakuqi, 28 Nëntori, Sh.Sskënderbej e në orën 19.22 i hipën autobusit të linjës Bankë-Kinostudio. Brenda në autobus objekti vështronte nga mbrapa. Te stacioni i Stomatologjisë objekti zbret nga autobusi e kalon rrugën B.Curri. në orën 19.40 objekti futet në pallatin Nr. 369/4 ku e ka frekuentuar dhe herë të tjera. Deri në orën 21.00 që vazhdoi survejimi objekti nuk është parë të dalë. Në këtë orë survejimi u ndërpre.

Datë 18.III.75

Në orën 6 filloi survejimi në pritje të daljes së objektit nga pallati Nr.369/4. Në orën 7.25 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i pallatit 369/4 te Stomatologjia. Vazhdon ecjen rrugës B.Curri e në orën 7.30 i hipën autobusit të Kombinatit te stacioni i Stomatologjisë. Niset autobusi në drejtim të pazarit e në orën 7.35 qëndron te stacioni i Papavranit.

Këtu objekti zbret e kalon rrugës B.Curri, Sh.Sskënderbej, mbrapa Kom.Ekzekutiv, para zyrës së Adresave, rr. K.Pezës, mbrapa Bankës, 4 Shkurti, M.Shyri e në orën 7.45 objekti futet në Zyrat e Shpërndarjes së Librave. NË orën 7.55 objekti del nga zyrat e lartë përmendura e kalon mbrapa pallateve, rr.M.Shyri R.Çelluaku, para P.😭 Qendrore, rrugës 4 Shkurti e në orën 8.00 objekti qëndron në pritje të autobusit të Ndroqit që ndodhet në afërsi të P.😭 Qendrore.

Në orën 8.30 vjen autobusi i Ndroqit me të cilin hipën objekti e kalon në drejtim të Ndroqit. Më nisjen e autobusit në drejtim të Ndroqit survejimi u ndërpre.

SHEFI BAZËS

(Llambi Jano)

Dakt.K.S

Kopje ……2

Shënim: …….. FQ 5 SHKRIMI I DORËS

Drejt Tiranës      SEKRET

Besnik Shehu     Ekzemplar ……

E përkoh._____vjet

Tiranë, më ……….

RAPORT SURVEIMI PËR DATË 30.X.77 MBI SURVEIMIT TË OBJEKTIT

Maks Velo që do të njihet me pseudonimin “Stilografi”.

Në orën 6 filloi surveimi në pritje tëdaljes së objektit nga shtëpia e tij në Sh.A.Rustemi. në orën 7.20  objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i rr. L.Gurakuqi, kalkon në Sh. A.Rustemi, rr.H.Tahsim e në orën 7.24 objekti u fut në shtëpinë e tij. Në orën 10 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë, kalon Sh. A.Rustemi e në orën 10.03 u fut në tregun fshatar. Pasi bëri disa xhiro nëpër treg del e kalon Sh.A. Rustemi, L.Gurakuqi e në orën 10.18 u fut në Pallatin e Kulturës dhe pas 2 minutash u pa që ishte ulur në një tavolinë në sallën e leximit të katit të parë.

Në orën 10.50 del e kalon në Sh.Sskënderbej, pas Kom.Ekzekutiv e në orën 10.58 shkon e pret një biletë sporti te sporteli që ndodhet mbrapa M.Çajupit. Për 1 minutë largohet që këtej e kalon Sh.Sskënderbej. Në orën 11.03 futet përsëri në sallën e leximit të Pallatit të Kulturës, po në katin e parë. Në orën 11.10 u pa që pas 1 minute po bisedonte brenda në sallë me Perikli Jorgonin, i cili punon në shtëpinë botuese “N.Frashëri”. Momenti i takimit dhe i ndarjes nuk është parë nga ana jonë. Në orën 11.15 objekti del vetëm e kalon në Sh.Sskënderbej, L.Gurakuqi, Sh. A.Rustemi, H.Tahsin e në orën 11.20 u fut në drejtim të shtëpisë së tij. Në orën 11.23 u fut në drejtim të shtëpisë së tij.

Në orën 11.40 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së tij kalon Sh.A.Rustemi, L.Gurakuqi, Sh.Skënderbej, B.D. e Kombit e në orën 11.53 ulet në një stol në lulishten që ndodhet përballë Hotel “Dajtit”. Në orën 12.30 ngrihet që këtej kalon B.D e Kombit, Sh.Skënderbej, L.Gurakuqi, Sh.A.Rustemi, H.Tahsin e në orën 12.40 kalon në drejtim të shtëpisë së tij. Deri në orën 13.30 që vazhdoi surveimi objekti nuk u pa të dalë. Në këtë orë survejimi u ndërpre me urdhër.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 9, 2018 19:38

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed