Sela: LSDM-ja të ruajë neutralitetin karshi partnerëve në qeveri

Sela: LSDM-ja të ruajë neutralitetin karshi partnerëve në qeveri

Kreu i Aleancës Ziadin Sela tutje në intervistën për TV21 ka thënë se nuk ka diçka konkrete nga bisedimet me partitë politike, qoftë edhe me partnerin maqedonas, LSDM-në.

“Në qoftë se dëshiron të luajë korekt LSDM në këtë fazë, minimumin që duhet të bëjë është të ruajë neutralitetin karshi partnerëve në qeveri, që hëpërhë nuk e shoh. Shpresojmë që LSDM do të këndellet dhe këtë gjë duhet ta dëshmojë duke nxjerrë kandidatura, sepse ndryshe nuk kemi pse të mos bëjmë kalkulime tjera me partitë politike”, ka thënë Sela, transmeton Aktuale.mk.

 

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 12, 2017 22:24

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°