Sela realizoi takim me përfaqësues të Komisionerit të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Sela realizoi takim me përfaqësues të Komisionerit të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

“Në zyrat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) u realizua takimi i dytë me përfaqësues të Komisionerit të Lartë të OSBE-së të Pakicave Kombëtare.

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i informoi në lidhje me të arriturat e deritanishme të Agjencisë, që nga takimi i parë, pastaj për punësimet e para që do të bëhen nga dita e hënë.

Ai gjithashtu informoi edhe për periudhën e ngelur deri në fund të këtij viti dhe planet e strategjitë që ka Agjencia për vitin e ardhshëm.

Në takim u fol edhe për sfidat që ka Agjencia për funksionimin e plotë, në aspekt të inventarit, stafit që është në kompletim e sipër dhe gjëra të tjera teknike.

Përfaqësuesit e OSBE-së u interesuan kryesisht edhe në lidhje me harmonizimin e punës ndërmjet AZGJ-së dhe Inspektoratit të Gjuhës, i cili sakaq duhet të themelohet.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.

U realizua takimi i dytë me përfaqësues të Komisionerit të Lartë të OSBE-së të Pakicave KombëtareNë zyrat e Agjencisë…

Posted by Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës on Wednesday, September 11, 2019

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 11:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...