Sela takon ambasadorin Timonie

Sela takon ambasadorin Timonie

Ziadin Sela, kryetari i partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) ishte në vizitë zyrtare në Ambasadën e Francës, ku u takua me ambasadorin Kristian Timonie, transmeton Portalb.mk.

“U bisedua për qëndrimin e Francës ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sa i përket rrugës së tyre drejt BE-së dhe “NonPaper-in” e ri të Francës për politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian”, theksohet nga ASH-ja.

Sela në takim theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen në procesin eurointegrues.

Gjithashtu edhe ASH-ja e njoftoi ambasadorin për qëndrimin e tyre ndaj këtyre temave të caktuara, duke theksuar shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 20, 2019 20:28

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA