Selës i largohet e dyta e partisë, sot deponoi dorëheqjen

Selës i largohet e dyta e partisë, sot deponoi dorëheqjen

Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Vlera Bytyçi Ejupi ka dhënë dorëheqje nga numri dy i partisë së Ziadin Selës.

Ajo nëpërmjet profilit të saj në Facebook ka bërë të ditur se tërhiqet nga ky post për arsye personale.

“Sapo deponova dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i nënkryetares së LR-PDSH-së. Dorëheqja është e natyrës personale”, shkruan Bytyçi Ejupi në postin e saj në Facebook.

Ajo gjithashtu i shprehu falënderim të gjithëve që e kanë përkrahur gjatë veprimtarisë së saj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 14, 2017 11:44

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°