Senatori amerikan John Mccain vizitë në Tiranë

Senatori amerikan John Mccain vizitë në Tiranë

Takimet e senatorit amerikan nisen me kreun e Kuvendit te Shqiperise Ilir Meta. Ne njoftimin per shtyp te kuvendit thuhet se Meta dhe McCain biseduan mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, situatën politike në vend si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon. Z. Meta vuri në dukje se, duke marrë në konsideratë peshën e veçantë të Shqipërisë në rajon, politika ka për detyrë të tregohet më e përgjegjshme brenda vendit për të krijuar klimën e duhur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve sipas standarteve më të larta bashkëkohore. Kryeparlamentari Meta gjithashtu shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA ndaj forcimit të demokracisë në Shqipëri dhe në veçanti ndaj avancimit të procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar si dhe trafiqeve të lëndëve narkotike. 

Pas ketij takimi senatori John Mc Cain shkoi ne seline blu ku u prit nga kryetari I PD Lulzim Basha. Ne nje njoftim te PD pas ketij takimit thuhet se lideri i opozitës i përcolli mikut të cmuar shqetësimin e madh për gjendjen kritike të vendit në raport me sigurinë dhe krimin e organizuar për shkak të shumëfishimit galopant të kultivimit dhe trafikut të drogës dhe pranisë së personave me rekorde të rënda kriminale në Parlament, Bashki dhe funksione të larta publike në kundërshtim dhe shkelje të ligjit për dekriminalizimin. Ky shqetësim i ngritur me nota të rënda edhe në raportet e fundit të Departamentit të Shtetit dhe EUROPOL-it demostron sipas PD- sa i madh është rreziku që i kanoset demokracisë dhe stabilitetit të vendit nga përfshirja dhe roli i krimit në vendimmarrjen politike.Zgjedhjet e ardhshme janë totalisht të pamundura pa cmontuar rrezikun nga paratë e drogës dhe nga kriminelët e interesuar për ruajtjen e gjendjes së tanishme të kapjes së shtetit –thuhet ne deklaraten e selise blu per takimin Basha- Mc Cain.
Ndersa me pas axhenda e senatorin Mc Cain vijoi ne presidence me takimin qe zhvilloi me kreun e shtetit Bujar Nishani. Kreu I shtetit vuri në dukje se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributet e të përmbushë përgjegjësitë e saj ushtarake dhe financiare në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.  Kreu i Shtetit shqiptar dhe Senatori McCain diskutuan edhe për situatën e Ballkanit, ku u vlerësua roli dhe kontributi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar për konsolidimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit të përbashkët me orientimin dhe synimin e integrimit e të gjithë vendeve dhe popujve në rajon në bashkësinë euro-atlantike.
Kurse ne kryeministri, takimi i senatorit amerikan me kryeministrin e shqiperise zgjati per gati 2 ore. Pasi percolli mikun amerikan, Rama shkroi ne rrjetet sociale:
“120minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet”. ABC NEWS
Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Prill 15, 2017 22:08